Lajmet e fundit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 11.12.2012




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme miratoi Projektligjin për zonat ekonomike. Kryetari i komisionit, Zenun Pajaziti, falënderoi përfaqësuesit e ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe ata të INDEP-it, për bashkëpunimin e ngushtë në mes tyre dhe komisionit, gjatë fazës së amendamentimit të këtij projektligji. Ky projektligj, (i cili përmban 28 amendamente), pas miratimit të sotëm në komision do të procedohet tutje për shqyrtim të dytë në mbledhjen e rregullt plenare të Kuvendit.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...