Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti përfaqësuesit e Lëvizjes së Re Demokristiane
E Marte, 11.12.2012
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në takim një delegacion të partisë Lëvizja e Re Demokristiane (LRD), të kryesuar nga kryetari i saj, Dedë Abazi.
Kryeparlamentari Krasniqi përgëzoi udhëheqësit e LRD-së për krijimin e këtij subjekti politik dhe iu uroi atyre suksese në aktivitetet politike. Kryetari i Kuvendit tha se në Kosovë ka hapësirë për kontributin e të gjithëve.
Kryetari i LRD-së, Abazi, nga ana e tij, duke e falënderuar kryetarin Krasniqi për pritjen, e njoftoi atë për organizimin dhe shtrirjen e subjektit politik që ai udhëheq. Pasi shprehu gatishmërinë për të dhënë kontributin e tyre në proceset politike, Abazi shtroi nevojën që në kuadër të reformës zgjedhore, edhe partive të vogla t'ju krijohen mundësitë për përfaqësim në Kuvendin e Kosovës.