Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti një grup studentësh të Fakultetit të Edukimit

E Hënë, 10.12.2012




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, sot, në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit, priti një grup prej 100 studentësh të Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës, të shoqëruar nga ligjërues dhe dekani i këtij fakulteti, Et'hem Çeku.

Duke iu uruar mirëseardhje në Kuvendin e Kosovës, kryetari Krasniqi përgëzoi studentët për përzgjedhjen e profesionit të mësuesisë dhe kërkoi nga ta përkushtim maksimal në përmbushjen e këtij misioni fisnik.

Në vazhdim, kryetari Krasniqi bëri një përshkrim të funksioneve kushtetuese të Kuvendit, rolit, punës dhe përbërjes së tij, ndërsa u ndal në çështje të rëndësishme të punës së përditshme, që lidheshin me mënyrën e vendimmarrjes.

Kryeparlamentari Krasniqi tha se në demokraci, mënyra e organizimit të partive politike reflekton edhe në punën e institucioneve të shtetit. Sa i përket ligjeve, ai tha se niveli i zbatimit të tyre është barometri më i mirë i matjes së demokracisë së një vendi, ndërsa zgjedhjet e lira e të ndershme janë abc-ja e kësaj demokracie.

Studentët, nga ana e tyre, shfaqen interesim të madh për një varg zhvillimesh në Kosovë, me theks të veçantë, për proceset integruese dhe të ardhmen e vet Bashkimit Evropian.

Duke u përgjigjur në çështjet e ngritura, kryetari i Kuvendit konsideroi se rruga euro-atlantike e Kosovës nuk ka alternativë dhe se integrimi në Bashkimin Evropian është interes i kombit shqiptar.
Krasniqi foli gjithashtu, edhe për relacionit Kuvend-Qeveri, pozitë-opozitë etj.

 

Kryeparlamentari Krasniqi priti një grup studentësh të Fakultetit të EdukimitKryeparlamentari Krasniqi priti një grup studentësh të Fakultetit të Edukimit