Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Premte, 07.12.2012
Në mbledhjen e sotshme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e kryesoi Goran Marinkoviq, kryetar, u shqyrtuan: Raporti me amendamente në Projektligjin nr. 04/L-165 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2013, Projektligji për procedurën përmbarimore, me raportin e Komisionit funksional për legjislacion, me amendamente dhe Projekt kodin e procedurës penale me Raportin e komisionit funksional për legjislacion, me amendamente.
Pas shqyrtimit të gjithanshëm, anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të tri projektligjeve që të miratohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në këtë mbledhje u shqyrtua Raporti nga vizita e Komisionit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, të cilin, anëtarët e Komisionit , e miratuan njëzëri.