Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti në takim lamtumirës ambasadorin francez, Fitou

E Mërkure, 05.12.2012




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr.Jakup Krasniqi, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Francës në Kosovë , Jean-François Fitou.

Ambasadori Fitou, pasi e ka njoftuar kreun e Kuvendit se mandati i tij diplomatik në Kosovë përfundon për një javë, e ka falënderuar kreun e Kuvendit për bashkëpunimin e sinqertë dhe shumë të frytshëm, si dhe për pritjen e ngrohtë të gjithë bashkëkombësve të tij, të cilët e kanë vizituar Kosovën dhe janë takuar me z. Krasniqi.

" E keni udhëhequr Kuvendin me një urtësi shumë të madhe dhe keni merita të jashtëzakonshme që Kosova ka marrë rrugën e drejtë të integrimeve evropiane", ka thënë Fitou, duke e vlerësuar lidershipin e kreut të legjislativit të vendit.

Kryeparlamentari Krasniqi, duke falënderuar për angazhimet e tij për Kosovën, ambasadorit të deritanishëm farnzes, Jean-François Fitou, i ka uruar shëndet, mbarësi në familje dhe suksese të reja në karrierën e tij diplomatike. "Duke qenë shumë aktiv dhe i drejtpërdrejtë, na keni ndihmuar shumë", i ka thënë Krasniqi z. Fitou, duke shfaqur dëshirën dhe shpresën e tij se edhe ambasadorja e re franceze në Kosovë do t'i kontribuojë forcimit të miqësisë ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori Fitou ka theksuar se ambasadorja e re franceze e njeh Kosovën në ditët më të vështira të saj, në kohën e luftës ndërsa ka shërbyer si ambasadore edhe në Tiranë, prandaj është e mishëruar me realitetin e kësaj pjese të Ballkanit.

Kryeparlamentari Krasniqi, me këtë rast, i ka dhuruar ambasadorit Fitou një gravurë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

 

Kryeparlamentari Krasniqi priti në takim lamtumirës ambasadorin  francez,  FitouKryeparlamentari Krasniqi priti në takim lamtumirës ambasadorin  francez,  Fitou