Lajmet e fundit
Komisioni për Zhvillim Ekonomik...
E Marte, 04.12.2012
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit, miratoi amendamentet e grupit punues të Projektligjit për punimet nga metalet e çmuara. Këtë projektligj, komisioni vendosi ta procedojë në lexim të dytë në mbledhje plenare sipas Rregullores së Kuvendit.
Në këtë mbledhje, komisioni shqyrtoi edhe Projektligjin për miniera dhe minerale, i cili me iniciativë të komisionit është në procedurën e plotësim ndryshimit.
Lidhur me miratimin në parim të këtij projektligji, komisioni pritet të marrë vendim në mbledhjen e radhës.