Lajmet e fundit
Nga Komisioni për Bujqësi ...
E Hënë, 03.12.2012
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Nait Hasani, miratoi katër projektligje: Projektligjin për Parkun Nacional të Sharrit dhe atë të Bjeshkëve të Nemuna, Projektligjin për regjistrimin e bujqësisë dhe Projektligjin për mbrojtjen e bimëve.
Këto projektligje, komisioni vendosi t'i procedojë në lexim të dytë në mbledhje plenare sipas Rregullores së Kuvendit.
Po ashtu, në këtë mbledhje komisioni shqyrtoi edhe Projektligjin për shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave në bashkëpronësi. Lidhur me amendamentet e propozuara për këtë projektligj, komisioni do të marrë vendim në mbledhjen e radhës.