Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi përgëzon z. Topalli

E Hënë, 26.11.2012




E nderuar zonja Kryetare,


Në emër të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe në ermin tim personal, me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, kam kënaqësinë dhe nderin e madh t'ju shpreh urimet më të përzemërta dhe më të sinqerta juve dhe tërë popullit shqiptar.

Në këtë vit të shënuar të historisë së kombit tonë, në këtë vit të ditëlindjes së madhe kombëtare, kujtojmë dhe nderojmë me respektin më të thellë të gjithë ata atdhetarë dhe luftëtarë shqiptarë, që me përkushtimin e tyre vetëmohues ndërtuan shtetin shqiptar dhe mbrojtën pavarësinë e tij.

Sot ne jemi krenar për Shqipërinë. Puna dhe reformat e mëdha e të gjithanshme kanë bërë që Shqipëria çdo ditë e më shumë të jetë më afër integrimit në Bashkimin Evropian.

Kjo ditë e shënuar për kombin tonë, më jep rastin, t'ju siguroj për angazhimin tim dhe të Kuvendit të Kosovës për të vazhduar thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona të shkëlqyera dhe të partneritetit të ngushtë midis shteteve tona, nëpërmjet bashkëpunimit të frytshëm në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Ju lutem zonja Kryetare, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë për Ju dhe për popullin e Shqipërisë", theksohet në telegramin e kreut të legjislativit të vendit, Jakup Krasniqi.

 

Kryekuvendari Krasniqi përgëzon z. Topalli