Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi do të marrë pjesë në manifestime të ndryshme me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, me ftesë të homologes Topalli

E Hënë, 26.11.2012




Me ftesë të kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Jozefina Topalli Çoba, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, do të marrë pjesë në kremtimet e 100-vjetorit të Pavarësisë, që do të organizohen në Vlorë dhe Tiranë nga 26 deri më 28 nëntor 2012.

Bazuar në programin e ceremonive zyrtare për 100- vjetorin e pavarësisë, kryetari i Kuvendit të Kosovës pritet të marrë pjesë në këto aktivitete në Vlorë dhe në Tiranë.

Më 26 nëntor, kreu i legjislativit Krasniqi do të marrë pjesë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, me rastin e 100-vjetorit të ngritjes së flamurit kombëtar, më 27 nëntor do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari në Tiranë, më 28 nëntor do të marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë, pastaj në homazhet në Monumentin e Pavarësisë, si dhe vendosjen e kurorave pranë varrit të Ismail Qemalit, si dhe në manifestime të tjera.

Ndërkaq, më 27 nëntor 2012, kryekuvendari Krasniqi do të marrë pjesë në manifestimin Qendror me rastin e përurimit të segmentit të pestë të autostradës "Ibrahim Rugova", në fshatin Gjurgjicë, në orën 10:00.

 

Kryekuvendari Krasniqi do të marrë pjesë në manifestime të ndryshme me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, me ftesë të homologes Topalli