Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

E Premte, 23.11.2012




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të cilën e udhëhoqi kryetarja Safete Hadërgjonaj, shqyrtoi Projektligjin (pjesën tekstuale) të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2013.

Në mbledhje ishte i pranishëm edhe drejtori i Buxhetit në Ministrinë e Financave, Agim Krasniqi, i cili dha sqarimet e nevojshme lidhur me përmbajtjen e projektligjit.

Komisioni shqyrtoi dhe analizoi projektligjin në hollësi, dhe me disa plotësim-ndryshime, e përkrahu atë, me përjashtim të nenit 10, i cili do të shqyrtohet serish në mbledhjen e ardhshme.

Në këtë mbledhje u përkrah edhe Projektligji për punimet nga metalet e çmuara, me raportin me amendamente të komisionit funksional.

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa