Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi priti një grup studentësh me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
E Premte, 23.11.2012
Njëqind studentë të organizatës studentore "Opinioni" vizituan sot Kuvendin e Kosovës, ku u pritën nga kryetari i Kuvendit të Kosovës,dr. Jakup Krasniqi. Të veshur me flamuj kuqezi studentët përgëzuan në mënyrë simbolike kryekuvendarin Krasniqi për këtë jubile të rëndësisë së veçantë për popullin shqiptar.
Kryekuvendari Krasniqi takimin me ta e bëri para ndërtesës së Kuvendit, duke i përgëzuar ata për ditën e shënuar të 28 Nëntorit, e duke iu uruar fat,studime të suksesshme dhe çdo të mirë në jetë.