Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes të Francës, Dorlhiac
E Enjte, 22.11.2012
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në takim përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes të Francës - Divizioni për Çështje Strategjike, Renaud Dorlhiac, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe për procesin e bisedimeve me Serbinë.
Z. Dorlhiac shfaqi interesimin e tij për ecurinë e këtij procesi, rezultatet e deritashme dhe pritjet nga takimet e ardhshme.
Kryetari Krasniqi bëri një përshkrim të proceseve të shkuara negociatore me Serbinë dhe të procesit aktual, duke shtruar nevojën e një ndikimi më të madh mbi Serbinë, në mënyrë që ajo të zbatojë marrëveshjet e arritura dhe të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.