Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

E Mërkure, 21.11.2012




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Visar Ymeri, shqyrtoi raportin e grupit punues për implementimin e Ligjit për efiçiencën e energjisë.

Duke paraqitur raportin me rekomandime, Ymeri tha se grupi punues e ka hartuar raportin më rekomandime në bazë të të gjeturave gjatë monitorimit. Pas shqyrtimit të tij, anëtarët e Komisionit e votuan atë dhe u dakorduan që raporti me rekomandime të dërgohet për shqyrtim në mbledhje të rregullt plenare.

Po ashtu, në këtë mbledhje, komisioni shqyrtoi dhe miratoi edhe Propozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare te Privatizimit(AKP).

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...