Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion

E Mërkure, 21.11.2012




Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Arben Gashi, u shqyrtuan dhe u përkrahën propozim-amendamentet e grupit punues në Projektligjin për procedurën përmbarimore, si dhe këto raporte me amendamente të komisioneve funksionale për këto projektligje: Projektligjit nr. 04/L-127 për Regjistrimin e Bujqësisë, Projektligjit nr. 04/L-143 për Arsimin dhe Aftësimin për të Rritur në Republikën e Kosovës, Projektligjit nr. 04/L-120 për Mbrojtjen e Bimëve, si dhe Projektligjit nr. 04/L- 154 për punimet nga metalet e çmuara.

Ndërkaq, nga rendi i ditës është hequr shqyrtimi i propozim-amendamenteve të grupit punues në Projektkodin e procedurës penale, si dhe i raportit me amendamente të Komisionit Funksional në Projektligjin nr. 04/L-125 për Shëndetësi. Tutje, anëtarët e komisionit shqyrtuan edhe përfundimin e Kryesisë nr. 04-P-111/k, me rekomandimet e kërkuara, ndërsa komisioni u njoftua edhe për dosjen e dërguar nga A.B, si dhe lidhur me dorëheqjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës.

Krejtësisht në fund, komisioni formoi edhe një grup pune lidhur me Projektligjin për Avokaturën Shtetërore.

 

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion