Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi u prit nga kryebashkiaku i Tiranës Basha

E Hënë, 19.11.2012




Kryetari i Bashkisë së Tiranës,Lulzim Basha, priti sot në një takim , kryetarin e Kuvendit të Kosovës,dr. Jakup Krasniqi. Temë e bisedës ishte bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë,sidomos në lëmin e ekonomisë. Me këtë rast u tha se Rruga e Kombit ka krijuar mundësi të mëdha , jo vetëm për zhvillimin e turizmit në të dy shtetet, por edhe në aspektin e këmbimit të mallrave. Po kështu, kjo rrugë ka krijuar kushte edhe për komunikim më të gjerë ndërmjet qytetarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë.


Kryebashkiaku i Tiranës, Basha, duke i uruar kryekuvendarit Krasniqi 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, njëkohësisht e ftoi atë, që më 27 nëntor, të marrë pjesë në zbulimin shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari në Tiranë.

Kryekuvendari Krasniqi u prit nga kryebashkiaku i Tiranës Basha