Lajmet e fundit
Nga vizita e katër deputeteve të Kosovës në Bruksel
E Enjte, 15.11.2012
Me ftesë të Parlamentit Evropian, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Zhdukur dhe Peticione përfaqëson Kosovën me katër deputete: Suzan Novoberdali, kryetare e Komisionit, si dhe anëtaret, Kimete Bytyqi, Kurtan Kajtazi dhe Biserka Kostic në seminarin dyditor parlamentar, me temë: "Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe situata e grave dhe fëmijëve", i cili mbahet në Bruksel.
Ne këtë konferencë panelistë ishin Eduard Kukan Udhëheqës i delegacionit për marrëdhënie me Shqipërinë , Bosnje dhe Hercegovinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën , Raportuesja për Kosovën, eurodeputetja znj.Urlike Lunacek, dhe raportuesi për Serbinë, Jelko Kacin.
Ne këtë seminar morën pjese edhe përfaqësuesit e shteteve tjera: Shqipërisë Maqedonisë, Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë.
Deputetet e Kosoves e njoftuan Parlamentin Evropian për të arriturat dhe sfidat e Kosovës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në veçanti, si dhe për barazi gjinore . Gjithashtu Parlamentin Evropian e njoftuan edhe për tetë Konventat ndërkombëtare të përfshira në nenin 22 të Kushtetutës së Kosovës , infrastrukturën ligjore në lidhje me të drejtat e njeriut, barazi gjinore dhe të drejtat e fëmijëve, si dhe për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve.