Lajmet e fundit

Kryeparlamentarja e Shqipërisë fton kryekuvendarin Krasniqi në kremtimet e 100-vjetorit të Pavarësisë

E Enjte, 15.11.2012




Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Jozefina Topalli Çoba, i ka dërguar ftesë
kryekuvendarit Krasniqi për të marrë pjesë në kremtimet e 100-vjetorit të Pavarësisë, me këtë përmbajtje:
"I nderuar kryetar Krasniqi,
Ky vit është një vit i shënuar në historinë e kombit tonë që feston ditëlindjen e madhe kombëtare. Ndaj për mua është kënaqësi e veçantë,t' ju ftoj të merrni pjesë në kremtimet e 100- vjetorit të Pavarësisë që do të organizohen në Shqipëri dhe që do të finalizohen më 28 nëntor.
Në këtë përvjetor nderojmë e përkujtojmë baballarët e kombit,nderojmë të gjithë ata që kontribuuan në aktin e pavarësisë, përpjekjet patriotike të paraardhësve tanë e sakrificat e tyre sublime që u kurorëzuan më 28 nëntor 1912 me shpalljen e Shqipërisë "në vehte, të lirë e mosvarme".
Ky përvjetor është gjithashtu një moment reflektimi për të gjithë shqiptarët për lirinë, për arritjet e deritanishme dhe për projektimin e të ardhmes sonë evropiane. Pjesëmarrja juaj në kremtimet tona na nderon dhe ia shton atyre gëzimin.
Më dëshirën që t' ju mirëpres në Tiranë për të festuar së bashku këtë gëzim të shqiptarëve, ju përcjell shprehjen e konsideratës time më të thellë", theksohet në ftesën e kryeparlamentares së Shqipërisë, Jozefina Topalli Çoba.

Kryeparlamentarja e Shqipërisë fton kryekuvendarin Krasniqi në kremtimet e 100-vjetorit të Pavarësisë