Lajmet e fundit

Grupi Punues për monitorimin e zbatimit të Ligjit për shërbimin civil vizitoi Vushtrrinë dhe Zyrën Administrative në veri të Mitrovicës

E Marte, 13.11.2012




Grupi Punues për monitorimin e zbatimit të Ligjit për shërbimin civil, nga Komisioni për Arsim, Kulturё, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, i kryesuar nga deputetja Xhevahire Izmaku, vizitoi sot Kuvendin Komunal të Vushtrrisë dhe Zyrën Administrative në veri të Mitrovicës. Grupin Punues, në përbërje të të cilit ishin edhe deputetët: Sadri Ferati e Teuta Haxhiu, në Kuvendin Komunal të Vushtirrisë i priti kryetari i kësaj komune Bajram Mulaku. Ndërkaq, në Zyrën Administrative në veri të Mitrovicës, grupin punues e priti shefja e kësaj zyre, znj. Adriana Hoxhiq.

Në këto takime grupi punues u informua për aspekte të ndryshme të zbatimit të Ligjit për shërbimin civil.

Grupi Punues për monitorimin e zbatimit të Ligjit për shërbimin civil vizitoi Vushtrrinë dhe  Zyrën Administrative në veri të MitrovicësGrupi Punues për monitorimin e zbatimit të Ligjit për shërbimin civil vizitoi Vushtrrinë dhe  Zyrën Administrative në veri të Mitrovicës