Lajmet e fundit

Nesër vjen për vizitë zyrtare në Kosovë delegacioni parlamentar nga Egjipti

E Marte, 13.11.2012




Me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, dr.Jakup Krasniqi, nesër, më 14 nëntor, vjen për vizitë zyrtare treditore në Kosovë delegacioni parlamentar nga Egjipti i prirë nga Ahmed Fahmy Ahmed, kryetar i Këshillit Shura (Dhoma e Lartë - Këshilli Konsultativ).

Gjatë vizitës do të zhvillohen takime me kryeparlamentarin Krasniqi dhe udhëheqës të tjerë të institucioneve të Kosovës.

Agjenda e takimeve në Kuvend:

E mërkurë, 14 nëntor 2012


17:00 17:10 Sancë fotografimi e kryeparlamentarëve Krasniqi dhe Ahmed.

Vendi: Kabineti i Kryetarit
Mediat: Pamje dhe xhirim

17:10 - 17:45 Takim i përbashkët i kryeparlamentarit Krasniqi me Ahmed Fahmy Ahmed, kryetar i Këshillit Shura (Dhoma e Lartë - Këshilli Konsultativ) me delegacione.

Vendi: Salloni i pritjes
Mediat: Pamje dhe xhirim


17:45 - 18:00 Konferencë për shtyp

Vendi: Holli para Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit
Mediat: Pamje dhe xhirim

E enjte, 15 nëntor 2012


14:00-14:30 Takim me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës

Vendi: Ndërtesa e Kuvendit (Salla C-301)
Mediat: pamje

Gjatë vizitës në Kosovë delegacioni parlamentar i Egjiptit do të do të bëjë vizita kulturore në Prekaz, në Prizren, në Rugovë dhe në Shpellë të Gadimes.

 

Nesër vjen për vizitë zyrtare në Kosovë delegacioni parlamentar nga Egjipti