Lajmet e fundit
Nga Komisioni për Bujqësi ...
E Hënë, 12.11.2012
Kryesuar nga, Nait Hasani, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Projektligjin e Agjencionit për menaxhimin e komplekseve memoriale. Gjatë shqyrtimit të këtij projektligji, nuk pati ndonjë mospajtim të theksuar rreth amendamenteve të paraqitura, prandaj debati u përqendrua në dispozitën që përcakton se nën menaxhimin e kujt duhet të jetë ky Agjencion. Anëtarët e Komisionit dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor u dakorduan që në Projektligjin e Agjencionit për menaxhimin e komplekseve memoriale, të parashihet qartë që ky Agjencion të jetë i pavarur dhe t'i përgjigjet Kuvendit të Kosovës. Shqyrtimi i këtij projektligji, do të vijojë edhe në mbledhjen e radhës ku pritet të harmonizohen qëndrimet brenda komisionit, Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Kulturës.