Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...
E Hënë, 12.11.2012
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, u diskutua lidhur me zbatimin e ligjeve, të cilat është duke i monitoruar komisioni. Mbledhjen e kryesoi Suzan Novobërdali, kryetare e komisionit, ndërkaq, kryesuesit e grupeve punuese folën për ecurinë e monitorimit të tyre.
Zbatimin e ligjeve të cilat komisioni aktualisht është duke i monitoruar janë: Ligji për barazi gjinore, Ligji kundër diskriminimit dhe Ligji për Avokatin e Popullit. Me këtë rast, kryesuesit raportuan se kanë bërë vizita në teren dhe janë takuar me të gjithë faktorët relevant që do të ndihmonin në identifikimin e shkaqeve të moszbatimit të ligjeve. Në mbledhje, po ashtu u tha se në fillim të muajit të ardhshëm, grupet punuese do të hartojnë një raport të detajuar lidhur me zbatimin e tyre.