Lajmet e fundit
Komisioni për Zhvillim Ekonomik... vizitoi Departamentin e Metrologjisë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe ndërmarrjen private Finesa
E Premte, 09.11.2012
Anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri të prirë nga kryetari Zenun Pajaziti, vizituan sot Departamentin e Metrologjisë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë si dhe ndërmarrjen private "Finesa".
Qëllimi i këtyre vizitave ishte për të parë nga afër funksionimin e industrisë së metaleve te çmuara dhe kapacitet administrative shtetërore të kësaj lëmie.
Në ndërmarrjen "Finesa", e cila merret me punimin e metaleve te çmuara (arit dhe argjendit), anëtarët e komisionit u pritën nga Enver Pakashtica, përfaqësues i kësaj ndërmarrje. Ai i njoftoi ata me procesin e prodhimit dhe përpunimit të arit dhe argjendit. Po ashtu, komisioni ishte në takim edhe në Departamentin e Metrologjisë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë ku u prit nga zyrtarë të këtij Departamenti i cili udhëhiqet nga Agron Shurdhani. Udhëheqësi i këtij Departamenti, Shurdhani, i njoftojë anëtarët e komisionit me të arriturat dhe funksionimin e këtij Departamenti.
Anëtarët e komisionit, ndërkaq, falënderuan nikoqirët për pritjen që u bënë. Vizitën e vlerësuan të dobishme dhe rast të mirë për të pasur një pasqyrë më të qartë gjatë shqyrtimit të Projektligjit për punimet nga metalet e çmuara.