Lajmet e fundit

Sot nis seanca e 58-të vjetore e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

E Premte, 09.11.2012




Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga nënkryetari Xhavit Haliti, do të merr pjesë në seancën e 58-të vjetore të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila fillon sot (e premte) në Pragë. Pjesë e delegacionit është edhe nënkryetari nga radhët e komunitetit serb, Petar Miletiq. Delegacioni nga Kuvendi i Kosovës merr pjesë në këtë seancë mbi bazën ad hoc. Në seancën plenare, që do të mbahet më 12 nëntor, ndër të tjerë do të flasë edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s do të zgjasin katër ditë.

Sot nis seanca e 58-të vjetore e Asamblesë Parlamentare të  NATO-s