Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Komuniteteve dhe Kthim

E Marte, 06.11.2012




Në mbledhjen Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e kryesoi Goran Marinkoviqi, kryetar i Komisionit, u shqyrtuan këto tri p/ligje :P/ligji për Arsimin dhe Aftësimin e të Rriturve në Republikën e Kosovës nr. 04/L-143, me raport të Komisionit funksional për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, me amendamente, P/ligji nr. 04/L-125 për shëndetësi, me raport të Komisionit funksional për Shëndetësi, me amendamente, si dhe P/ligji për Regjistrimin e Bujqësisë, me raport të komisionit funksional, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Planifikim Hapësinor me amendamente.

Pas debatit anëtaret e Komisionit i përkrahen këto tri p/ligje për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat  e Komuniteteve dhe Kthim