Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
E Mërkure, 07.11.2012
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të drejtuar nga Ali Sadriu, kryetar i Komisionit, është shqyrtuar Raporti i pasqyrave vjetore financiare të Ministrisë së Punëve te Brendshme. I pranishëm ne këtë mbledhje ishte dhe ministri i Ministrisë së Punëve te Brendshme, Bajram Rexhepi.
Opinioni i auditorit lidhur me këtë raport është vlerësuar opinion i pakualifikuar. Sipas anëtarëve të Komisionit krahasuar me vitin e kaluar kur kjo ministri kishte „Mohim Opinioni" për shkak se pasqyrat financiare nuk ishin të konsoliduara, në vitin 2011 kishte avancime të dukshme në menaxhimin e financave publike. Pasqyrat financiare janë përgatitur dhe dorëzuar sipas afateve ligjore, është pohuar në takim.. Sipas anëtareve të Komisionit sfidë për këtë ministri mbetet prokurimi publik.
Komisioni ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Raport me shkrim lidhur me veprimet e ndërmarra për adresimin e të gjeturave të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.