Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
E Mërkure, 07.11.2012
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, të kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit,u shqyrtua në parim i Projektligji për ansamblin kombëtar të këngëve dhe valleve "Shota" dhe për ansamblet e tjera 04/ L -164 dhe i njëjti u përkrah në parim.
Komisioni në vijim shqyrtoi nen për nen amendamentet në Projektligjin për arsimin dhe aftësimin profesional 04/L-138 dhe i përkrahu ato. Ky projektligj procedohet më tutje në komisionet e përhershme.