Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi priti disa pjesëtarë të ish-TMK-ës
E Mërkure, 07.11.2012
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti disa ish- pjesëtarë të ish-TMK-ës (ish- ushtarë të UÇK-ës), të prirë nga Arsim Berisha. Ata folën për gjendjen e tyre të rëndë ekonomike në të cilën ndodhen, për shkak të mos punësimit që nga koha kur janë larguar nga TMK-ja. Këta pjesëtarë kërkonin zgjidhjen e punësimit të tyre.
Kryekuvendari Krasniqi i dëgjoi me vëmendje ata, duke shprehu keqardhje për gjendjen e tyre ekonomike. Ai theksoi se kërkesat e tyre do të përcillen në institucionet përkatëse.