Lajmet e fundit

Nga dëgjimi publik i Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

E Mërkure, 07.11.2012




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri, mbajti sot dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për efiçiencën e energjisë. Dëgjimin e hapi Teuta Sahatqija, zv.kryetare e Komisionit, e cila nga të pranishmit kërkoi që të kontribuojnë me komentet dhe vërejtjet e tyre rreth masës së zbatimit të Ligjit për efiçiencën e energjisë.

Në lidhje me moszbatueshmërinë dhe problemet që e përcjellin implementimin në praktikë këtë Ligj, folën përfaqësuesit e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Luan Morina dhe Bedri Dragusha. Ndërsa, nga shoqëria civile dhe grupet e interesit dhanë kritikat dhe propozimet e tyre Burim Ejupi, INDEP, Hamdi Malushaj, SHERK, Nexhat Jashari GIZ etj. Pjesëmarrës të tjerë që kontribuuan në këtë dëgjim publik ishin edhe përfaqësues nga GAP, KOSID, Banka Botërore dhe BIRN.

Kryesuesi i grupit punues për monitorimin e këtij Ligji, Visar Ymeri, në fund tha se në bazë të Planit të Punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për efiçiencën e energjisë, do të ftojmë edhe ministrin e Ministrisë përkatëse që të raportojë lidhur me zbatimin e këtij Ligji. Në bazë të atij raportimi dhe rekomandimeve që dolën nga takimi i sotëm, do të hartohen rekomandime të cilat do të procedohen në mbledhje plenare, tha Ymeri.

 

Nga dëgjimi publik i Komisionit për Zhvillim Ekonomik...