Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
E Marte, 06.11.2012
Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, raportoi sot në Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, lidhur me zhvillimet aktuale në sektorin e shëndetësisë, në mënyrë të veçantë, për zgjedhjet e udhëheqësve të klinikave universitare.
Duke dhënë sqarime në shqetësimet e ngritura nga anëtarët e komisionit, ministri Agani garantoi zgjidhje të shpejtë ligjore të këtij problemi. Ai theksoi se Ligji i ri për shëndetësinë, i cili pritet të miratohet në Kuvend, parasheh zgjidhje adekuate për probleme të kësaj natyre dhe përcakton qartë titullarët e institucioneve përkatëse në kuadër të sektorit shëndetësor.
Ai tha se ndryshimi i sistemit aktual është i domosdoshëm dhe kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet ndryshimit të legjislacionit.
Anëtarët e komisionit ngritën edhe çështje të tjera, për të cilat ministri i Shëndetësisë dha sqarimet e nevojshme.