Lajmet e fundit
Komisioni i për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri organizoi dëgjim publik lidhur me Projektligjin për zonat ekonomike
E Marte, 06.11.2012
Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri sot mbajti dëgjim publik lidhur me Projektligjin për zonat ekonomike. Dëgjimin e hapi kryetari i komisionit , Zenun Pajaziti, i cili kërkoi nga të pranishmit që të kontribuojnë me komentet dhe vërejtjet e dyte për këtë projektligj. Projektligjin në emër të Ministrisë për Tregti dhe Industri e prezantoi znj.Remzije Hajdari. Ndërsa komentet dhe vërejtjet e tyre i dhanë përfaqësues nga Instituti GAP,Jeton Mehmeti dhe nga INDEP, Dita Dobranja.
Kryetari i komisionit , Zenun Pajaziti, në fund tha se mirëpret vërejtjet apo komentet shtesë të të gjitha palët e interesuara,në lidhje me këtë projektligj në fazat e mëtutjeshme të shqyrtimit.
Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri në një mbledhje tjetër të mbajtur sot të udhëhequr nga kryetari i Komisionit, Zenun Pajaziti, ka shtyrë për një mbledhje tjetër shqyrtimin e raportit me propozim-amendamente të Projektligjit për punimet nga metalet e çmuara. Raportuesja e grupit të punës znj.Teuta Sahatqija kërkoi që të shtyhet për një mbledhje tjetër ky raport, në mënyrë që të merren informata shtesë nga Ministria për Tregti dhe Industri dhe Shoqata e argjendarëve.