Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturё, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

E Marte, 30.10.2012




Komisioni për Arsim,Kulturё, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, i kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, shqyrtoi sot përfundimin e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës lidhur me procedimin e projektligjit për ASHAK-ën. Pas debatit, në kuadër të të cilit u tha se ky Projektligj pa nevojë është politizuar, Komisioni me shumicë votash përkrahu propozimin që për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës të hartohet një Projektligj i ri.

Komisioni pastaj shqyrtoi edhe përfundimin e Kryesisë lidhur me Vendimin e Qeverisë për themelimin e Universitetit të Prizrenit dhe vendimin e MASHT-it për themelimin e Universitetit të Pejës. Anëtarët e Komisionit përkrahën të dy këto vendime.Gjatë debatit u bë fjalë edhe për strategjinë e çështjes së themelimit të universiteteve publike në Kosovë, duke ditur nevojat gjithnjë në rritje të të rinjve për të studiuar.

 

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturё, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media