Lajmet e fundit
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim vizitoi Komunën e Mitrovicës
E Mërkure, 24.10.2012
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga z. Goran Marinkoviç, kryetar, sot vizitoi Kuvendin e Komunës së Mitrovicës.
Në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës u mbajt takimi me nënkryetarin e Kuvendit, z. Riza Haziri, si dhe me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Pra, në këtë takim, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, me në krye minsitrin, z. Ferid Agani, pastaj përfaqësuesit e Minsitrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, si dhe ata të Organizatës Ndërkombëtare Mercy Corps, me në krye drejtorin ekzekutiv për Kosovë, z. Lee Norrgard.
Duke i informuar anëtarët e Komisionit për integrimin e të gjitha komuniteteteve në jetën ekonomike, politike e sociale të Komunës së Mitrovicës, nënkryetari Haziri theksoi se në Komunën e Mitrovicës, në sverën e punës dhe të jetës, të gjitha komunitetet janë integruar shumë mirë, kështu që të gjithë pjesëtarët e këtyre komuniteteve e kanë lirinë e fjalës, të lëvizjes dhe lirinë e të menduarit dhe shprehjes.
Në komunën e Mitrovicës ekziston Zyra për Komunitete, e cila kryen punë në fushëveprimtarinë e interesave të komuniteteve, të cilat jetojnë dhe punojnë në këtë Komunë dhe se është duke u punuar në atë drejtim që, komuniteteve pakicë, t'iu krijohen kushte sa më të mira si për jetesë gjithashtu edhe për punë.
Në vazhdim, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Haziri, theksoi se Komuna e Mitrovicës për ata pjesëtarë të komunitetit rom, ashkalinjë dhe egjiptas që kanë jetuar në zonën e kontaminuar të plumbit në Mitrovicën e Veriut e të cilët tani kanë ardhur për të jetuar dhe punuar në pjesën jugore të Mitrovicës, i ka siguruar 8 hektarë, ku përmes menaxhimt të Organizatës Ndërkombëtare Mercy Corps dhe me mjetet financiare të USAID-it, UNDP-së dhe Zyrës Evropiane për zhvillim, për 2.000 pjesëtarë të këtyre komuniteteve janë ndërtuar 150 shtëpi të reja ku ata edhe janë vendosur.
Në këtë takim foli edhe ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, z. Agani, i cili theksoi se Ministria rregullisht i bënë analizat e gjakut për fëmijët të cilët janë kthyer nga pjesa veriore e Mitrovicës dhe deri më tani nuk ka asnjë rast që ndonjëri prej këtyre fëmijëve të ketë më tepër se sa doza e lejuar e plumbit në gjak ose të jetë nën trajtim.
Z. Agani theksoi se se kjo Ministri edhe në ardhmen do të vazhdojë me kryerjen e analizave te fëmijët, për të shikuar se mos kanë dozë të ngritur të plumbit në gjak, por në këtë drejtim edhe prindërit e tyre të informohen për dobinë e përgjithshme që sjell vaksinimi i fëmijëve në tërësi.
Gjatë vizitës në Komunën e Mitrovicës, anëtarët e Komisionit vizituan edhe shtëpinë e shëndetiti në ,, Vendbanimin e romëve'', ku ishin të pranishëm gjatë demonstrimit të një analize gjaku tek fëmija që ishte kthyer nga pjesa veriore e Mitrovicës, si dhe vizituan vetëm ,, Vendbanimin e romëve'', ku jetojnë edhe pjesëtarët e komunitetit rom, ashkalinjë e egjiptas dhe në bisedë me ta u njoftuan me problemet dhe të gjitha vështirësitë jetësore me të cilat po ballafaqohen në punën dhe jetën e përditshme.