Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi uron besimtarët islam në Kosovë

E Enjte, 25.10.2012




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ua uroi sot festën e Kurban Bajramit, Bashkësisë Islame dhe gjithë besimtarëve islam në Kosovë.Në urimin e kryekuvendarit Krasniqi thuhet":

Ju uroj këtë festë të madhërueshme të sakrificës, si simbol të flijimit dhe të mirësisë njerëzore ndaj krijuesit.Le të jetë kjo ditë e veçantë e afërsisë dhe e ndihmës ndërmjet gjithë qytetarëve të vendit.Uroj që festat tona t'i kremtojmë në begati edhe më të madhe, në shtetin sovran të Kosovës", theksohet në telegramin e kryekuvendarit Krasniqi.

Kryekuvendari Krasniqi uron besimtarët islam në Kosovë