Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Mërkure, 24.10.2012




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës,
në mbledhjen e sotme, të cilën e kryesoi Fikrim Damka, kryetar, shqyrtoi
amendamentet e grupit punues për Projektligjin për shëndetësi.

Me disa plotësim-ndryshime, komisioni përkrahu këto amendamente dhe
projektligjin në tërësi e procedoi për shqyrtim të mëtutjeshëm dhe miratim
në Kuvend.

Në këtë mbledhje, u krijua edhe grupi punues për amendamentimin e Projektligjit
për skemat pensionale të financuara nga shteti.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale