Lajmet e fundit
Kyekuvendari Krasniqi mori pjesë në Simpoziumin shkencor:Rezistenca e shqiptarëve të Ferizajt kundër pushtimit serb-tetor 1912
E Marte, 23.10.2012
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, mori pjesë sot në Simpoziumin shkencor:"Rezistenca e shqiptarëve të Ferizajt kundër pushtimit serb-tetor 1912", i cili i mbajt në Qendrën e Kulturës në Ferizaj. Në këtë tubim, të cilin e hapi Besim Zymberi, nënkryetar i Komunës, nga studiues të njohur u ndriçuan aspekte të ndryshme të kësaj ngjarjeje historike.
Kryetari i Kuvendit Krasniqi mbajti temën më titull "Dy pavarësitë shqiptare", përkatësisht shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Në fjalën e tij ai u bëri një vështrim të gjerë këtyre ngjarjeve kulmore të shqiptarëve, duke folur edhe për ngjashmëritë ndërmjet shpalljes së këtyre akteve, si dhe rrethanat historike në të cilat ato u bënë.