Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion

E Hënë, 22.10.2012




Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, të kryesuar nga zëvendëskryetari i komisionit, Behar Selimi, u shqyrtua dhe u përkrah në parim Projektligji për avokaturën shtetërore.

Pasi mori mbështetjen e anëtarëve të komisionit edhe raporti me amendamente i komisionit funksional për Projektligjin nr. 04/L-144 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës, u formuan edhe grupe pune për dy projektligje: Projektligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale, si dhe Projektligjit për provimin e jurisprudencës.

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion