Lajmet e fundit

Vazhdimi i mbledhjes plenare e Kuvendit

E Premte, 19.10.2012





Kuvendi i Republikës së Kosovës, në vazhdimin e mbledhjen e plenare ( të filluar të enjten), udhëhequr nga kryetari dr. Jakup Krasniqi (një pjesë të mbledhjes e drejtoi nënkryetari Xhavit Haliti), ka shqyrtuar për herë të parë Projektligjin për punimet nga metalet e çmuara, e të cilin e kaq prezantuar para deputetëve ministrja e tregtisë, Mimoza Kusari Lila, e cila ka theksuar çështjet që rregullon ky projektligj dhe rëndësinë që ak ai për punimin dhe shitjen e sendeve nga metalet e çmuara. Raportin me rekomandime, ndërkaq, në emër të Komisionit për Zhvillim ekonomik, tregti dhe industri e ka paraqitur kryetari im klëtij komisioni, Zenun Pajaziti. Projektligjin e kanë mbështetur shumica e grupeve parlamentare, prandaj edhe është miratuar në parim shumicë votash të deputetëve.

Deputetët e kanë shqyrtuar për herë të dytë Projektligjin për shfuqizimin e neneve 37, 38 dhe 39, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, nene këto që kanë zgjuar debate të shumta tek mediat, institucionet dhe qytetarët. Shfuqizimin e këtyre tre neneve e kanë përkrahur shumica e deputetëve të pranishëm, të cilët edhe votuar atë. Deputeti, Nait Hasdani, ndërkaq, ka mbajtur qëndrim krejtësisht të kundërt. Ai ka theksuar se me shfuqizimin e këtyre tre neneve të Kodit Penal të Kosovës, Kuvendi i Kosovës i hap shtigje shpiftësve nëpër media, të cilët do të vazhdojnë t'i terrorizojnë qytetarët e Kosovës.

Po në këtë seancë është shqyrtuar për herë të dytë dhe e kanë miratuar Projektligjn për mbrojtjen e konsumatorit. Raportin me rekomandime për amendamentet e propozuara e ka paraqitur Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Iindustri , Zenun Pajaziti.

Siç edhe është pritur, debatin më të nxehtë në këtë seancë e ka zgjuar shqyrtimi i Raportit të punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2011. Pasi që në emër të Komisionit për Legjislacion, dhe në emër të GP të LDK-së ka folur deputeti Haki Demolli. Në emër të GP të PDK-së, Raportin e ka mbështetur deputeti, Behar Selimi, kurse vërejtje të shumta për këtë Raport kanë pasur kryetari i GP të Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi. Nëm përfundim deputetët me shumicë votash e kanë miratuar Raportin vjetor të KQZ-së.

Fare në fillim të seancës së sotme deputetët kanë shqyrtuar Projektligjin për ratifikimin e amendamenti të neneve të Marrëveshjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar për reformën e Bordit Ekzekutiv, dhe Projektligjin për rritjen e kuotës së Republikës së Kosovës në Fondit Monetar Ndërkombëtar (e ka prezantuar ministri i Financave, Bedri Hamza. Projektligjet në fajë janë mbështetur nga shefat e grupeve parlamentare, por për mungesë kuorumi, ka mbetur që të votohen në seancën e ardshme të Kuvendit.

 

Vazhdimi i mbledhjes plenare e KuvenditVazhdimi i mbledhjes plenare e KuvenditVazhdimi i mbledhjes plenare e KuvenditVazhdimi i mbledhjes plenare e Kuvendit