Lajmet e fundit

Grupi i Deputetëve të Rinj organizoi konferencën ‘’ Roli i rinisë në ruajtjen e ambientit për zhvillim të qëndrueshëm ‘’

E Premte, 19.10.2012





Në kuadër të aktiviteteve të shumta që realizon Grupi i Deputetëve të Rinj sot u zhvillua konferenca me temën ‘' Roli i rinisë në ruajtjen e ambientit për zhvillimit të qëndrueshëm', konferencë që u përkrah nga UNDP-ja, ndërsa pjesëmarrës pos kryetares znj. Ganimete Musliu, ishin edhe deputetët Jeton Svirca, drejtor i Departamentit të Mjedisit në MMPH, z. Muhamet Malsiu, përfaqësuesja e UNDP-së znj. Zampini, kryetari i Komisionit për MPH, z. Nait Hasani, zyrtarët për Rini të komunave, organizatave ndërkombëtare dhe organizatave rinore.

Hapjen e konferencës e bëri kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj, znj. Ganimete Musliu, e cila pas theksimit të rëndësisë së aktiviteteve të tilla falëndëroi pjesëmarrësit nga institucionet, organizatat vendore dhe nërkombëtare, si dhe mediat për prezencën e tyrë në këtë aktivitet. Kryetarja Musliu theksoi rëndësinë e kontributit të të rinjëvë në kujdesin ndaj ambientit dhe çështjeve mjedisore në përgjithësi, duke nënvizuar disa akitivitete inovative të grupeve të ndryshme me qëllim të mbrojtjes së ambientit.

Z. Muhamet Malsiu theksoi rëndësinë e nismave të tilla sidomos nga të rinjtë që pastaj të adresohen ide dhe projekte tjera në bashkëpunim me Ministrinë. Z. Malsiu potencoi edhe aktivitetin e Divizionit për ndërgjegjësim dhe informim mjedisor. Aktivitetet e këtij divizioni janë përqendruar në fushatën informuese rreth mbrojtjes së ambientit në të gjitha shkollat në Republikën e Kosovës.
Mëtutje z. Malsiu theksoi edhe dakordimin tashmë të arritur të Ministrisë së Mjedisit me Ministrinë e Arsmit, që si pjesë të Kurrikulës në shkollat e tyre nxënësit e Kosovës kanë mundësinë të kenë si lëndë zgjedhore lëndën mbi Mjedisin.

Përfaqësuesja e UNDP-së në Kosovë, znj.Daniela Zampini, shprehu kënaqësinë që është pjesë e një tryeze, ku si pjesëmarrës janë të rinjtë dhe ata që i përfaqësojnë interesat rinore. Në këtë kuptim ajo e komplimentoi përzgjedhjen e temës, pasi sipas saj kombinon rininë dhe ambientin që bashkërisht simboliziojnë të ardhmen.


Kryetari i Komisionit për Bujqësi, Pylltari,Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, z.Nait Hasani, i njoftoi pjesëmarrësit për funksionin e Komisionit që ai drejton. Ai tha se ky komision përgatit, miraton dhe monitoron të gjitha ligjet që ndërlidhen me Ministrinë e Mjedisit dhe Ministrinë e Bujqësisë.
Ai po ashtu shprehu gatishmërinë për bashkëpunim edhe me organizatat rinore në sferën e ekologjisë për nisma të ndryshme.

 

 

 

Grupi i Deputetëve të Rinj organizoi konferencën ‘’ Roli i rinisë në ruajtjen e ambientit për zhvillim të qëndrueshëm ‘’Grupi i Deputetëve të Rinj organizoi konferencën ‘’ Roli i rinisë në ruajtjen e ambientit për zhvillim të qëndrueshëm ‘’Grupi i Deputetëve të Rinj organizoi konferencën ‘’ Roli i rinisë në ruajtjen e ambientit për zhvillim të qëndrueshëm ‘’Grupi i Deputetëve të Rinj organizoi konferencën ‘’ Roli i rinisë në ruajtjen e ambientit për zhvillim të qëndrueshëm ‘’