Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi priti ambasadorin jorezident në Kosovë, z. Harri Sallmi
E Premte, 19.10.2012
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me ambasadorin jorezident në Kosovë, z. Harrri Sallmi. Duke i uruar ambasadorit mirëseardhje, kryekuvendari Krasniqi në fillim shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë ndërmjet Kosovës dhe Finlandës. Në këtë frymë ai vlerësoi lart edhe mbështetjen e Finlandës ndaj zhvillimeve të gjhithëmbarshme në Kosovë.
Në vijim kryetari i Kuvendit Krasniqi njoftoi ambasadorin jorezident në Kosovë, z. Harrri Sallmi, për strukturën e Kuvendit, si dhe për angazhimet e këtij institucioni në fushën e legjislacionit. Në këtë vështrim ai tha se Kuvendi i Kosovës ka 120 deputetë, nga të cilët 25 janë nga radhët e komuniteteve pakicë, prej të cilëve 13 janë serbë, ndërsa 12 nga komunitetet tjera. Ai tha se Kosova zbaton standardet më të larta në Rajon sa i përket respektimit të të drejtave njerëzore,fetare e kombëtare të të gjitha komuniteteve.
Duke i bërë një vështrim marrëdhënieve të Kosovës me vendet e Rajonit ai tha se këto marrëdhënie janë shumë të mira me shtetet fqinje, pos me Serbinë. Politika e Beogradit, theksoi kreu i legjislativit të vendit, nuk ka si qëllim bisedime përmbajtësore, ajo vazhdon të krijojë probleme në veri, ku ka edhe strukturat e saj paralele, të cilat edhe i financon vetë, ndaj në këtë pjesë të vendit edhe nuk ka sundim të rendit dhe të ligjit. Vlen të theksohet se në viset tjera të Kosovës mbretëron rendi dhe ligji në mbështetje të Planit të Ahtisarit.
Në vazhdim z. Krasniqi tha se pritet fillimi i bisedimeve me Serbinë nën udhëheqjen e Bahkimit Evropian. BE-ja, tha ai, ia ka bërë me dije Serbisë se njeh integritetin territorial të Kosovës. Në këtë frymë ai shtoi se për statusin e Kosovës nuk mund të bisedohet , sepse ai është arritur edhe në mbështetje të Pakos së Ahtisarit dhe është përcaktuar edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Ambasadorin z. Harri Sallmi u falënderua për informimin e gjerë që iu ofrua nga kryekuvendari Krasniqi. Ai angazhua për thellimin e marrëdhënieve të dyanshme, sidomos me anë të vizitave reciproke të deputetëve, sepse është shumë e frytshme kur vetë deputetet shohin me sytë e tyre rezultatet e arritura, theksoi ai. Në këtë vështrim kryetari Krasniqi shprehu dëshirën që edhe kryetari i Kuvendit të Finlandës në një kohë të përshtatshme për të të vizitojë Kosovën. Bashkëbiesuesit ishin të një mendimi se ka mundësi të shumëta për thellim të bashkëpunimit në aspektin eknomik, por sidmoms në lëmin e arsimit, ku Finlanda ka arritur standarde të larta në Evropë.