Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim
E Marte, 16.10.2012
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për te drejtat dhe interesat e komunitete dhe kthim, të cilën e kryesoi Goran Marinkviqi, kryetar i Komisionit, janë shqyrtuar tri p.ligje: P. ligji nr. 04/L-136 për regjistrimin e pengut në regjistrin e gjërave te tundshme, me raportin e Komisionit funksional për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri, me amandamnete, shqyrtimi i P. ligjit për dhënien në shfrytezim dhe këmbimin e pasurisë së patundshme komunale të nr. 04/L-144, me raportin e komisionit funksional për arsim, shkencë, kulturë, sport, administratë publike, vetëqeverisje lokale dhe media, me amandamente si dhe shqyrtimi i P. ligjit për organet qeverisese dhe shoqërinë informatike nr. 04/L-145 me raport të Komisionit funksional për arsim, kulturë, sport, administratë publike, vetëqeverisje lokale dhe media, me amandamente.
Pas debatit gjithëpërfshirës anëtaret e Komisionit kanë perkrahur procesuimin e matutjeshem të tri p. ligjeve në Kuvendin e Republikës se Kosovës.