Lajmet e fundit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...

E Mërkure, 17.10.2012




Kryesuar nga Zenun Pajaziti, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme miratoi amendamentet e grupit punues të Projektligjit për regjistrimin e pengut në regjistër për sendet e luajtshme.

Në emër të grupit punues, amendamentet (32 sosh) para Komisionit i paraqiti Teuta Sahatqija.

Po ashtu, në këtë mbledhje, komisioni miratoi në parim edhe Projektligjin për zonat ekonomike. Lidhur me këtë projektligj, komisioni formoi edhe grupin punues për amendamentimin dhe trajtimin e mëtutjeshëm të këtij projektligji.

 

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...