Lajmet e fundit

Komisioni për Integrime Evropiane priti sot konsulentin nga Sllovenia, z. Andrej Engelman

E Marte, 16.10.2012





Komisioni për Integrime Evropiane, i kryesuar nga kryetari Lutfi Haziri, priti sot konsulentin nga Sllovenia, z. Andrej Engelman, me ç‘rast u diskutua rreth agjendës evropiane të Kosovës dhe rolit të Komisionit për Integrime Evropiane në procesin integrues në BE.

Haziri pasi njoftoi konsulentin Engelman lidhur me punën e Komisionit për Integrime Evropiane, vlerësoi se komisioni parlamentar për integrime evropiane është duke punuar shumë edhe rreth hartimit dhe miratimit të Planit të Veprimit për Integrime Evropiane. Ai sqaroi se çdo tre muaj bëhet raportimi në seanca plenare, sa i përket progresit dhe sfidave me të cilat përballemi. Gjatë këtij takimi folën edhe anëtarët e komisionit: Blerta Deliu, Suzan Novobërdali dhe Albert Kinolli, me ç‘rast u theksua se në raport me BE-në, sfidë kryesore për vendin mbeten pesë shtetet anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën.

Engelman pasi foli për rëndësinë e komisionit parlamentar, si dhe për përvojat e shtetit slloven për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova tha se Kosova është në fillim të një procesi të gjatë të Stabilizim-Asociimit. Ai vlerësoi se hapat e parë do të pengohen për shkak se Kosova nuk është njohur nga disa shtete të BE-së. Duke theksuar faktin se nuk është në interesin e Komisionit Evropian që Kosova të mbes mbrapa në këtë çështje, Engelman shtoi se Kosova duhet të vazhdojë me agjendën evropiane dhe duhet të jetë prioritet kjo çështje.

Gjatë këtij takimi u theksua se në vitet e ardhshme Kosova do të ketë shumë sfida dhe se gjatë vitit të ardhshëm pas marrjes së draftit të Stabilizim-Asociimit dhe se Kosova do të fillojë me negociata, duke e quajtur edhe këtë proces si mjaft të gjatë për shkak të procedurave të KE-së.

Më tej u diskutua edhe për detyrat kërkuese që duhet përmbushur Kosova gjatë kësaj faze, për negociatat për Stabilizim-Asociimin, si dhe për përafrimin me legjislacionin e BE-së, marrëveshjen për tregti të lirë, etj.
Engelman mes tjerash theksoi se Kuvendi dhe Qeveria janë të obliguar që të bëjnë një program të detajuar se si do të përfshihet legjislacioni i BE-së dhe të fillohet me një program nacional për integrime evropiane, duke

 

 Komisioni për Integrime Evropiane priti sot konsulentin nga Sllovenia, z. Andrej Engelman