Lajmet e fundit

Kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj u nderua me çmim për punën vullnetare në dobi të rinisë

E Marte, 16.10.2012




Në një ceremoni të organizuar nga organizata gjermane GiZ dhe Programi për zhvillim dhe fuqizim të rinisë në Kosovë, EDYK, kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj të Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, u nderua me çmim për punën vullnetare në dobi të rinisë së Kosovës.

Kryetares Musliu iu adresuan falënderime për kontributin e saj dhe të Grupit që udhëheq, për rolin aktiv në avancimin e të rinjve dhe ngritjen çështjeve rinore brenda formës institucionale, përmes aktiviteteve dhe nismave gjithëpërfshirëse.

Ky çmim, mes tjerash, është mirënjohje për partneritetin efikas që ka ndërtuar kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj me të gjithë akterët relevantë, që si fushëveprimtari kanë rininë, duke përfshirë: strukturat përfaqësuese të të rinjve, institucionet shtetërore, organizatat e shoqërisë civile, organizatat dhe donatorët ndërkombëtarë.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të sektorëve rinorë të komunave, të shoqërisë civile, si dhe mysafirë të tjerë.

 

Kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj u nderua me çmim për punën vullnetare në dobi të rinisë