Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturё, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

E Hënë, 15.10.2012




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim,Kulturё, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, të kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, temë thelbësore e rendit të ditës ishte Shqyrtimi i Projektligjit për Arsimin dhe Aftësimin për të Rritur, nr.04/L-143. Me këtë rast, anëtarët e Komisionit bënë amendamentimin e këtij Projektligji dhe njëherësh e proceduan atë më tej në Kuvend. Në mbledhje ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Teknologjisë.

 

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturё, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media