Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Marte, 09.10.2012
Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim në mbledhjen, të cilën e kryesoi kryetari Goran Marinkoviq, pikë kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i raportit për gjendjen shëndetësore të komunitetit rom,ashkali dhe egjiptas,në zonën e kontaminuar me plumb në Mitrovicë.
Në këtë mbledhje përveç anëtarëve të Komisionit,morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministri i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor,si dhe përfaqësuesit e OSBE-së ,URS-së dhe të ambasadës së Zvicërës në Prishtinë.
Duke folur për gjendjen shëndetësore të komunitetit rom,ashkali dhe egjiptas,në zonën e kontaminuar me plumb në Mitrovicë,përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë Z. Hivzi Sylejmani theksoi se gjendja është e vështirë por është diç më e mirë se sa ka qenë gjatë viteve të shkuara.Në vazhdim Z. Sylejmani theksoi se gjatë vititi 2011 Instituti Kombëtar i Shëndetit Public ka bërë vaksinimin e romëve, ashkalive dhe egjiptasëve në pjesën jugore të MItrovicës dhe në pjesët tjera të Kosovës si p.sh. në Obiliq,F. Kosovë,Lypjan dhe se në periudhën korrik shtator të vitit 2012 janë testuar 85 fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas dhe janë marrë 105 mostra nga të cilat 42 mostra të gjakut prej kapilarëve dhe 63 mostra të gjakut nga venat.Ai theksoi se deri më tani janë trajtuar 17 persona të sëmurë dhe se deri më sot në pjesën jugore të Mitrovicës asnjë person nuk ka vdekur nga kontamnimi i gjakut me plumb dhe se për gjendjen në pjesën veriore nuk kanë të dhëna nga se nuk kanë mundësi që ta vizitojnë këtë pjesë të qytetit .Në fund Z. Sylejmani theksoi se Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka ndarë 55 000 evro për trajtimin e këtyre komuniteteve në zonën e kontaminuar me plumb në MItrovicë dhe kanë bashkëpunim të mirë me organizatat ndërkombëtare para së gjithash me Mercy Corps, USAID,DRC dhe CBM.
Gjatë mledhjes përfaqësuesja e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor ,Zonja Hazbie Krasniqi theksoi se kjo Ministri e ka planin strategjik për mbylljen e 150 vendbanimeve kolektive joformale në tërë Kosovën.
Në këtë mbledhje anëtarët e komisionit u bënë shumë pyetje përfaqësuesëve të dy Ministrive,si p.sh.çka është duke u ndërmarë në eliminimin e ndotjes dhe kontaminimit në ato pjesë të Mitrovicës, sa është duke u punuar që pjesëtarët e të tri komuniteteve të jenë më shumë të informuara për rrezikun nga kontaminimi me plumb në gjak dhe shumë qështje të tjera.
Në fund të mledhjes anëtarët e Komisionit morën vendimin që në një afat sa më të shkurtër të vizitojnë kampin në Mitrovicë dhe të njoftohen me gjendjen në terren .