Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar
E Enjte, 11.10.2012
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, z. Samuel Zbogar, i cili ia dorëzoi Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës.
Duke e konsideruar këtë një lajm të mirë për Kosovën, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian potencoi prioritetet afatshkurtra që institucionet e vendit duhet t'i përmbushin.
Kryetari Krasniqi shprehu gatishmërinë e Kuvendit të Kosovës për të përmbushur përgjegjësitë, në funksion të ecjes drejt integrimit evropian.
Z. Zhbogar dhe kryeparlamentari Krasniqi potencuan se e ardhmja e Kosovës, sikurse e rajonit në përgjithësi, është në Bashkimin Evropian.