Lajmet e fundit

Grupi i grave deputete nënshkruan dy memorandumet bashkëpunimit

E Mërkure, 10.10.2012




Memorandumet kanë të bëjnë me projektin për blerjen e aparaturës së Mamografit Mobil. Memorandumet u nënshkruan nga Kryetarja e GGD Teuta Sahatqija e cila duke i falënderuar përkrahësit tha se: kjo kjo aparaturë do të jetë në shërbim të gjitha grave anekënd Kosovës, dhe ne po gjejmë një vullnet të mirë te shumë kompani që të na përkrahin në mbledhjen e fondeve, dhe kamë kënaqësinë që RTK do të jep ndihmesë të madhe në këtë projekt duke qenë sponsor medial dhe poashtu Rotary Club do të jep përkrahje të rëndësishme në këtë projekt.
Kurse deputetja Donika Kadaj shpjegoi se fondet e grumbulluara menaxhohen nga KCSF, e cila edhe do ta bëjë blerjen e aparaturës sipa procedurave ligjore. Në emër të RTK Memorandumin e nënshkroi drejtori i përgjithshëm z.Sylejman Shaqiri dhe tha se RTK do të ndihmojë në:

Emetimin e spotit prej 45 sekondash në Televizionin e Kosovës, në të gjitha terminet, përfshirë kohën me shikueshmëri të lartë.

Emetimin e reklamës për Ma-Mo në Radio-Kosovë dhe Blu Sky ,

Emetimin e spotit në kohën e emisioneve informative në gjuhet e minoriteteve, përpara lajmeve dhe në kuadër të emisioneve javore në gjuhën e tyre.

Realizimi i intervistave lidhur me projektin për Blerjen e Mamografit Mobil.

Realizimi i emisioneve, debateve dhe kronikave lidhur me projektin për blerjen e Ma -Mo, në emisionet e lajmet në gjuhën shqipe, por edhe në emisionet e lajmet në gjuhët tjera në të cilat transmeton RTK-Televizioni.

Hapësira në Web-in e RTK-së lidhur me projektin për Ma-Mo, përfshirë vendosjen e audio dhe video spotit.

Editimin në përputhje me të drejtat editoriale të RTK-së.

Sigurimin e moderatores për Mbrëmjen për Grumbullimin e Fondeve.

Sigurimin e teknikës (sipas kapaciteteve të RTK-së) për realizimin dhe transmetimin e Mbrëmjes për Grumbullimin e Fondeve.

Kurse në emër të Rotary Club Prishtina Memorandumin e nënshkroi kryetari, i RCP-së, z. Ekrem Tahiri i cili tha se ne do ta përkrahim GGD-në, në këtë projekt financiarisht nga vet RC Prishtina dhe po ashtu do të ndikojmë që ky projekt të përkrahet edhe nga 300 Rotary Clubet që ekzistojnë në Kosovë

 

Grupi i grave deputete nënshkruan dy memorandumet bashkëpunimit