Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon familjen Osmani
E Marte, 09.10.2012
Me rastin e vdekjes së veprimtarit Kadri Osmani, kryetari i Kuvendit të Kosovës,dr. Jakup Krasniqi i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Osmani me këtë përmbajtje:"
E nderuara familje Osmani,
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e atdhetarit dhe veprimtarit të shquar Kadri Osmani.
Vdekja e Kadri Osmanit është humbje e madhe për Ju familje e nderuar, për miqtë dhe për mbarë popullin shqiptar.
Kadri Osmani ishte një nga personalitetet më të dalluara të rezistencës kombëtare që nga vitet 60-ta.
Shëmbëlltyra dhe vepra e tij do të kujtohen vazhdimisht me respekt të veçantë.
Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim Ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta", theksohet në telegramin e kryekuvendarit Krasniqi.