Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi viziton nesër Institucionin e Avokatit të Popullit
E Hënë, 08.10.2012
Në kuadër të kujdesit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për mbarëvajtjen e punëve të agjencive të pavarura, të krijuara nga Kuvendi, nesër me 9 tetor 2012, kryetari i Kuvendit, dr.Jakup Krasniqi, do të vizitojë Institucionin e Avokatit të Popullit.
Kryeparlamentari Krasniqi do të bashkëbisedojë me Avokatin e Popullit, Sami Kurteshi dhe bashkëpunëtorët e tij, për angazhimet e këtij institucioni të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, për sukseset e deritashme, por edhe për vështirësitë me të cilat ballafaqohet ky institucion.
Koha: Në orën 11:30
Vendi: Institucioni i Avokatit të Popullit, rr.Enver Maloku, nr.28, (Bregu i Diellit)
Mediat: Xhirim dhe fotografim.
Pas takimit Krasniqi dhe Kurteshi do të prononcohen për media.