Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
E Mërkure, 26.09.2012
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të cilën e kryesoi Fikrim Damka, kryetar, ka diskutuar për Projektligjin për shëndetësinë dhe amendamentet që ende janë në shqyrtim në kuadër të grupit punues.
Anëtarët e komisionit dhe ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, i cili ishte i pranishëm në këtë mbledhje, trajtuan në hollësi amendamentet të cilat ende nuk kanë marrë formën finale nga komisioni dhe ofruan zgjidhje për to.
Në këtë mbledhje, komisioni përkrahu Projektligjin për Odat e profesionistëve shëndetësorë dhe e procedoi për miratim në parim, në seancë plenare.